ZYRTARE/ Ndryshon ekip, por jo kampionat. Zbuloni ku ka kaluar Lindon Sleahi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 20:48

ZYRTARE/ Ndryshon ekip, por jo kampionat. Zbuloni ku ka kaluar Lindon Sleahi

Lindon Selahi është lojtari më i ri i Vilem II në Eredivize në Holandë. Mesfushori është larguar nga Tuente, për të kaluar në formën e huazimit te Vilhemi deri në fund të sezonit.

selahi

21-vjeçari e ndoqi nga afër ndeshjen e Vilem II ditën e djeshme ndaj Groningenit, ku u mposhtën me rezultatin 2-3, teksa ditën e sotme iu nënshtrua vizitave mjekësore të cilat i kaloi me sukses.

Selahi luajti thuajse në të gjitha ndeshjet për Tuenten në sezonin e kaluar, por këtë sezon, ka hasur vështirësi të mëdha, pasi trajneri i ri që mori drejtimin e ekipit, e ka lënë në stol. Për këtë arsye, futbollisti i Kombëtares vendosi të ndryshojë ekip, për të kaluar te skuadra e Vilem II.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"