Zyrtare/ Mladen Milinkoviç largohet nga Kukësi, ja kush pritet ta zëvendësojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2017 | 10:22

Zyrtare/ Mladen Milinkoviç largohet nga Kukësi, ja kush pritet ta zëvendësojë

Ashtu siç edhe pritej, Mlladen Milinkoviç nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Ky lajm është bërë publik nga vet klubi verilindor. Serbi ka paraqitur dorëheqjen pranë presidentit Gjici, i cili e ka miratuar dhe e ka falënderuar teknikun për bashkëpunimin.

Milinkovic

Nga ana tjetër, nuk mungojnë as emrat kryesorë që priten të pasojnë Milinkoviçin, të cilët janë tre. Armando Cungu mund të bëjë një rikthim tek Kukësi, teksa edhe më parë ka qenë në krye të pankinës, ku arriti të kalonte edhe plot 3 ture të Europa Ligës. Gjithashtu, Ivan Gvozdenoviç, zëvendës-trajneri aktual, ndihmësi i Milinkoviçit, përflitet si një emër i mundshëm për ta pasuar.

Emri i fundit është edhe ai i Miodrag Vukotiç, një ish-milanist, për të cilin gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se ka pasur kontakte me të, pak ditë më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"