Zyrtare/ Mbylli kontratën me Flamurtarin, mesfushori firmos për Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2019 | 21:21

Zyrtare/ Mbylli kontratën me Flamurtarin, mesfushori firmos për Partizanin

Klubi i Partizanit ka njoftuar se Alesio Hyseni është futbollisti më i ri i klubit. “Panorama Sport” zbuloi në mënyrë ekskluzive lajmin pak orë më parë dhe tani vjen edhe zyrtarizimi nga vetë faqja e klubit.

Alesio-Hyseni-750x350

Ai ka firmosur për 1 vit e gjysmë me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër sezon. 22 vjeçari do të udhëtojë së bashku me skuadrën në orët e para të ditë së shtunë drejt Antalias për fazën përgatitore. Po ditën e sotme Hyseni mbylli me marrëveshje kontratën me Flamurtarin.

ss

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"