ZYRTARE/ Mbrojtësi i Junajtid merr vendimin mbi të ardhmen, firmos për katër vite me “Djajtë”: Do të jemi një sukses

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2023 | 12:10

ZYRTARE/ Mbrojtësi i Junajtid merr vendimin mbi të ardhmen, firmos për katër vite me “Djajtë”: Do të jemi një sukses

Ljuk Shou ka nënshkruar një kontratë të re me Mançester Junajtidin që do ta mbajë atë në “Old Trafford” edhe për katër vite të tjera. Klubi aktivizoi klauzolën e zgjatjes njëvjeçare të kontratës së mbrojtësit të majtë në dhjetor, por ai do të kishte qenë një futbollist i lirë në verën e vitit 2024.

shou ten hag

27-vjeçari, i cili ka regjistruar 249 ndeshje që nga transferimi nga Sauthemptoni në vitin 2014, tha: “Nëntë vjet më parë nënshkrova për këtë klub të mrekullueshëm dhe jam i emocionuar që do të zgjas qëndrimin tim. Jam përmirësuar jashtëzakonisht shumë që kur erdha në Mançester shumë vite më parë, si njeri dhe si lojtar. E di se çfarë nevojitet për të pasur sukses në një klub si ky. Ne jemi në fillim të rrugëtimit tonë me menaxherin dhe stafin e tij”.

Anglezi iu bashkua “djajve” në vitin 2014 për një shumë rreth 30 milionë paund kur ishte vetëm 18 vjeç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"