ZYRTARE/ Lëvizje surprizë, Manaj ndryshon skuadër dhe prezantohet në klubin bardhekaltër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2024 | 22:44

ZYRTARE/ Lëvizje surprizë, Manaj ndryshon skuadër dhe prezantohet në klubin bardhekaltër

Sulmuesi shqiptar nga Kosova, Arb Manaj është përforcimi më i ri i Dritës në merkaton e janarit.  

manaj arb

25-vjeçari ishte pjesë e Ballkanit të Ilir Dajës, por nuk arriti të spikaste, duke ndërprerë kështu bashkëpunimin. Manaj iu bashkua Ballkanit këtë edicion, por nuk pati hapësirë të mjaftueshme te skuadra nga Suhareka. 

Drita nuk i ka bërë të ditura detajet e marrëveshjes, por i ka dëshiruar Manajt suksese me fanellën bardhekaltër. 

MANAJ11

Manaj karrierë në Kosovë ka bërë edhe te Trepça 89, ndërsa gjithashtu ka luajtur edhe në kampionatin turk dhe atë kroat. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"