ZYRTARE/ Laçi prezanton dy afrimet e reja, firmos mbrojtësi i Shpresave dhe një brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2023 | 14:44

ZYRTARE/ Laçi prezanton dy afrimet e reja, firmos mbrojtësi i Shpresave dhe një brazilian

Laçi ka ruajtur ditën e fundit të merkatos në Shqipëri për të zyrtarizuar dy afrime të reja, të cilët vihen menjëherë nën urdhrat e trajnerit Skerdi Bejzade.

LACII

Mbrojtësi i Shpresave, Agan Mjaku dhe mesfushori brazilian Daniel Justino janë zyrtarisht pjesë e bardhezinjve dhe vetë klubi e ka njoftuar diçka të tillë në rrjetet sociale.

“KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjet dhe ka firmosur me futbollistët Agan Mjaki dhe Daniel Justino De Carvalho Luiz. I pari luan si mbrojtësi i djathtë dhe vjen nga holandezët e Groningen U21, ndërsa Daniel Justino aktivizohet si mesfushor qendre”, shkruan klubi bardhezi.

laci justino

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"