ZYRTARE/ Laçi nuk ndalet në merkato, kurbinasit prezantojnë një tjetër futbollist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2021 | 17:41

ZYRTARE/ Laçi nuk ndalet në merkato, kurbinasit prezantojnë një tjetër futbollist

Skuadra e Laçit nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Pasi prezantoi Guindon, Klinti Qaton dhe Bashkim Velijan, kësaj radhe kurbinasit kanë afruar në skuadër mbrojtësin malazez Marko Roganoviç.

roganovic

Lajmin për afrimin e 24 vjeçarit e bëri të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në ‘’Facebook’’ duke zyrtarizuar blerjen e katërt brenda pak ditëve.

Roganoviç është futbollist malazez i cili vjen nga skuadra e Titogradit ku ka luajtur për 4 sezone. 24 vjeçari mund të luajë në dy pozicione në mbrojtje, si anësor ose në qendër.

Kurbinasit e kanë seriozisht këtë merkato dhe me shumë gjasa nuk pritet të ndalen këtu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"