ZYRTARE/ “Koloni” shqiptarësh te Bazeli, klubi legjendar prezanton edhe… Kacurin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2024 | 21:11

ZYRTARE/ “Koloni” shqiptarësh te Bazeli, klubi legjendar prezanton edhe… Kacurin

“Koloni” shqiptarët te skuadra e Bazelit. Pas kapitenit Taulant Xhaka, Leon Avdullahut, Benjamin Kolollit, Albian Ajetit, ditën e sotme, me klubin legjendar zviceran është bashkuar edhe Dion Kacuri, duke e çuar në 5 numrin e futbollistëve me origjinë shqiptare te kuqeblutë.  

kacuri-1-780x439

Dion Kacuri është transferuar te Bazeli nga Grasshoperi, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2028. 19-vjeçar i këtë sezon ka shtatë paraqitje në Superligën e Zvicrës dhe njihet si lojtar me të ardhme. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"