Prapaskenat e merkatos së Interit, drejtori Auzilio: Morëm Taremin e Zielinskin, nuk duam ta prishim ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 23:47

Prapaskenat e merkatos së Interit, drejtori Auzilio: Morëm Taremin e Zielinskin, nuk duam ta prishim ekipin

Drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio ka konfirmuar lajmin që qarkullon prej kohësh në Itali se skuadra zikaltër ka arritur marrëveshjen për transferimin e lojtarëve Taremi dhe Zielinski.

auzilio marota

“Merkatoja është diçka interesante sepse duhet të jesh i vëmendshëm gjithmonë. Duhet të kesh intuitë për të shfrytëzuar çdo mundësi që të ofrohet. Deri tani kemi marrë 2 lojtarë që do të na rritin nivelin e skuadrës dhe do të jenë shumë funksionalë. Largimet? Për momentin nuk dua të flas për këtë temë, por për të festuar titullin dhe për të reflektuar pak për të ardhmen.

Nuk kemi planifikuar ndonjë shitje të bujshme, sepse ideja është që ta ruajmë këtë skuadër dhe të mos prishim ekuilibrat. Por në merkato kurrë nuk dihet çfarë mund të ndodhë. Porta? Kemi Zomerin dhe Auderon. Nuk e përjashtoj mundësinë që mund të qëndrojë edhe ky i fundit. I detyrohem shumë Moratit që më ka afruar tek Interi, por Zhang është fantastik. Një president modern dhe mirëkuptues. Flasim thuajse çdo ditë me të”, ka thënë Auzilio.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"