Arritje historike në Champions/ Tomas Myler ngjitet në podium dhe bëhet futbollisti i tretë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 22:58

Arritje historike në Champions/ Tomas Myler ngjitet në podium dhe bëhet futbollisti i tretë që…

Akti i parë gjysmëfinal i Champions League mes Bajernit dhe Realit të Madridit u mbyll në barazim 2-2 duke lënë gjithçka të hapur për duelin e kthimit. 

GMbqqWZW0AEU29Q

Dueli i sotëm ishte special për Tomas Mylerin, i cili qëndroi në fushë 80 minuta. Me paraqitjen e sotme, gjermani regjistroi paraqitjen e tij të 150-të në Ligën e Kampionëve për Bajernin, duke u bërë lojtari i tretë në historinë e Champions-it, që arrin të regjistrojë 150 ndeshje me një klub të vetëm.

Vendin e parë e mban Ksavi me 151 paraqitje në Champions për Barcelonën, ndërkohë që në kuotë të barabartë ndeshjesh me Mylerin ndodhet Iker Kasijas, 150 duele me Realin.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"