ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ndërpret bashkëpunimin me 2 futbollistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2024 | 20:57

ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ndërpret bashkëpunimin me 2 futbollistë

Skuadra e Vorës u ka dhënë fund pushimeve për festat e fundvitit dhe nga sot ka zbritur në fushë për të nisur procesin stërvitor.  Ndërkohë nëpërmjet postimeve në faqen zyrtare, klubi vorak ka konfirmuar që pas Eglentin Gjonit, Herdi Balla dhe Kristi Karaj janë dy të larguarit e radhës.  

vora

Të dy këta futbollistë nuk do të jenë më e ekipit që militon në Kategorinë e Parë, teksa do të kërkojnë një eksperiencë tjetër.  Vora ka falenderuar si Karajn ashtu dhe Ballën për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe.  

Ndërkohë për sa i përket afrimeve, Eni Imami dhe sulmuesi Albi Xhebrahimi janë dy futbollistët që i janë bashkuar skuadrës së Arbrit deri tani.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"