ZYRTARE/ Ka luajtur me 5 skuadra në Superiore, ish-lojtari i Partizanit dhe Tiranës firmos me kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2020 | 23:49

ZYRTARE/ Ka luajtur me 5 skuadra në Superiore, ish-lojtari i Partizanit dhe Tiranës firmos me kuqezinjtë

Argjend Mustafa do të vazhdojë karrierën te skuadra kosovare e Drenicës. Mesfushori është prezantuar ditën e sotme te kuqezinjtë, me të cilët do të luajë në sezonin e ri.

mustafa

Mustafa në të kaluarën ka qenë pjesë e 5 skuadrave në Kategorinë Superiore, duke filluar nga Laçi, Kamza, Tirana, Partizani dhe së fundmi Flamurtari nga ku u largua para 1 viti.

28-vjeçari ka nënshkruar për një sezon me Drenicën, duke shpresuar se do të tregojë një formë të mirë, për të ndihmuar klubin në arritjen e objektivave.

Mustafa hapat e para si futbollist i ka nisur te Prishtina, teksa më pas ka luajtur edhe për Trepça 89, ndërkohë që sezonin e fundit ishte pjesë e Drenicës, ku mbylli kontratën pas përfundimit të kampionatit, por tashmë është rikthyer sërish.

dre

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"