ZYRTARE/ Jep dorëheqjen dhe lë ekipin në garë për vendin e parë, trajneri largohet nga klubi kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2019 | 10:08

ZYRTARE/ Jep dorëheqjen dhe lë ekipin në garë për vendin e parë, trajneri largohet nga klubi kosovar

Samuel Nikaj, gjatë verës mori drejtimin e Lirisë së Prizrenit, me qëllim që ta rikthente skuadrën në elitën e futbollit kosovar.

Samuel Nikaj 2

Por, nuk kaloi shumë kohë dhe trajneri shkodran, ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me Lirinë.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Nikaj ka zyrtarizuar mbylljen e bashkëpunimit me skuadrën nga Prizreni. Sipas tij, skuadra nuk ka përmbushur pritshmëritë, çka ka bërë që ai të marrë këtë vendim.

nikaj

Postimi i Nikajt:

“Pas përfundimit të xhirove të para , me 7 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje, duke mbledhur 25 pikë , që për pritshmëritë e mia janë shumë pak, marr krejt pergjegjesitë dhe dorëhiqem , duke e lënë klubin ende në luftë për vendin e parë, pasi që janë vetëm 1 pikë larg. I falënderoj pa përjashtim për këto 6 muaj të kaluar tek Liria (nje klub i madh) te gjithë bashkëpunëtorët , që nga kryetari, drejtori, stafi jem i ngushtë dhe ekonamat. Ju uroj suksese ne vazhdim”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"