ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Laçit i jep fund aventurës në Norvegji dhe prezantohet te… Gjilani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2024 | 22:04

ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Laçit i jep fund aventurës në Norvegji dhe prezantohet te… Gjilani

Renato Ziko, do të vijojë karrierën në Kosovë, te skuadra e Gjilanit të Gentjan Mezanit. Ish-futbollisti i Laçit, i dha fund aventurës në kampionatin norvegjez ku ishte pjesë e Hod, teksa tashmë do të provojë një aventurë të re në elitën e futbollit kosovar. 

 ziko renato

26-vjeçari karrierën e ka nisur në Greqi, te skuadra e Planatias, ndërkohë që në Shqipëria ka provuar të veshë edhe fanellën e Skënderbeut.  

Në Superiore, Ziko numëron 62 ndeshje dhe plot 5331 minuta në total. Kjo do të jetë hera e parë në karrierë që futbollisti do aktivizohet në futbollin kosovar.  

NJOFTIMI I GJILANIT: 

Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Renato Ziko.

Marrëveshja e firmosur është e vlefshme deri në verën e vitit 2025.

26 vjeçari, i cili karrierën e ka nisur në Greqi, së fundmi ishte pjesë e kampionatit norvegjez te ekipi IL Hodd, ndërkohë që i bashkangjitet ekipit si vlerë e shtuar për repartin defansiv.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Zikos dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"