Zyrtare/ Ish-futbollisti i Barcelonës zëvendëson De Biazin te Alaveshi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2017 | 11:22

Zyrtare/ Ish-futbollisti i Barcelonës zëvendëson De Biazin te Alaveshi

Deportivo Alaves ka zyrtarizuar ditën e djeshme trajnerin e ri. Bëhet fjale për Abelardo Fernandez, një ish-futbollist i Barcelonës, Sporting Gijonit, por edhe Alavesit në të shkuarën.

Adelardo Fernandez

Po ashtu Fernandez ka luajtur edhe 54 ndeshje me kombëtaren e Spanjës. Ndërsa si trajner ka qënë për tre vite te Sporting Gijon derisa u shkarkua në janarin e këtij viti. Tekniku do të pasojë në këtë post ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazin, i cili u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta, me vetëm 2 fitore dhe 6 humbje.

Barcelona

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"