ZYRTARE/ Ia rrëmbeu Tiranës, Partizani blindon me kontratë katërvjeçare talentin e sulmit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2023 | 18:54

ZYRTARE/ Ia rrëmbeu Tiranës, Partizani blindon me kontratë katërvjeçare talentin e sulmit

Klubi i Partizanit në këto ditë po mendon për pjesëmarrjen në Europë, por edhe për të ardhmen. Më saktësisht, duke nënshkruar me futbollistë që kanë qenë pjesë të ekipeve të moshave dhe që kanë spikatur në edicionet e fundit, duke i bashkuar me ekipin e arë dhe duke i vendosur kontrata afatgjata.

luis bircaj abilaliaj

Sot ishte radha e sulmuesit Luis Birçaj, pjesë e ekipit U21 të të kuqve në edicionin e fundit. Lojtari u transferua në verën e kaluar nga akademia e Tiranës te ajo e Partizanit dhe duket se ka bindur plotësisht të kuqtë, të cilët i kanë ofruar dhe kanë siguruar firmën e tij në një kontratë katërvjeçare.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

Partizani zyrtarizon zgjatjen e bashkëpunimit me Luis Birçaj. Sulmuesi 20 vjeçar, një prej lojtarëve më të spikatur të ekipit U-21 ka nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me të kuqtë. Birçaj është një tjetër lojtar premtues i Akademisë Partizani duke e mbyllur sezonin 2022-2023 me 19 gola të realizuar me ekipin U-21.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"