ZYRTARE/ Futbollisti shqiptar rikthehet në Kroaci, do të huazohet deri në fund të sezonit te ish-skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2024 | 15:14

ZYRTARE/ Futbollisti shqiptar rikthehet në Kroaci, do të huazohet deri në fund të sezonit te ish-skuadra

Futbollisti shqiptar i Kosovës, Lirim Kastrati, është rikthyer sërish të jetë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit.

lirim kastrati

Ishte vetë klubi kroat që e ka bërë me dije këtë lajm, duke konfirmuar rikthimin e 25-vjeçarit në formën e huazimit deri në fund të sezonit nga klubi hungarez, Fehervar.

Kastrati ka qenë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit përpara tre vitesh e gjysmë, përpara se të rikthehej te Dinamo e Zagrebit, e më pas kaloi te Legia e Varshavës, teksa në Hungari kaloi si lojtar i lirë në verën e vitit 2022.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"