ZYRTARE/ Futbollisti shqiptar nis aventurën e re, transferohet në kampionatin rus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 23:46

ZYRTARE/ Futbollisti shqiptar nis aventurën e re, transferohet në kampionatin rus

Futbollisti me origjinë shqiptare, Ylldren Ibrahimaj, ka firmosur ditën e sotme në kampionatin rus duke nisur një eksperiencë të re me fanellën e Uralit.

IBRAHIMAJ

25-vjeçari, i lindur në Norvegji, ishte pjesë e skuadrës së Viking, ndërkohë që vendosi të nisë një aventurë të re në Rusinë e largët.

Pas Bernard Berishës dhe Odise Roshit që luajnë atje për momentin, Ibrahimaj është shqiptari i radhës që do të provojë një eksperiencë në këtë kampionat. Kujtojmë që disa sezone më parë në kampionatin rus është aktivizuar edhe Bekim Balaj.

Ibrahimaj ka firmosur një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024. Në kampionatin e mbyllur së fundmi ai shënoi edhe 7 gola, duke ngjallur interesën e shumë klubeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"