ZYRTARE/ Flamurtari bën goditjen e radhës në merkato, firmos me mbrojtësin 23-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2022 | 14:32

ZYRTARE/ Flamurtari bën goditjen e radhës në merkato, firmos me mbrojtësin 23-vjeçar

Flamurtari ka bërë goditjen e radhës në merkato.

RONALD DISHA 1

Klubi vlonjat ditën e sotme ka prezantuar zyrtarisht si blerjen e re, mbrojtësin Ronald Dishën.

23-vjeçari i bashkohet kuqezinjve pas eksperiencës që kishte prej 4 sezonesh me skuadrën e Korabit.

Këtë lajm e ka bërë vetë me dije Flamurtari me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen mbrojtësit 23-vjeçar.

fl

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË FLAMURTARIT –

“Zyrtare :

Ronald Disha eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club .

Emri: Ronald

Mbiemri: Disha

Datëlindja: 11 Mars  1999

Pozicioni: mbrojtes qendre, mbrojtes i majte.

Karriera :

2022 – Flamurtari F.C

2018 – 2022 KF Korabi ( Shqiperi )

Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C

#NjePassion

#NjeDashuri

#ForcaFlamurtari”

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"