ZYRTARE/ Flamurtari bën goditjen e parë në merkato, rikthen në Vlorë ish-kapitenin e Partizanit dhe Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2023 | 20:45

ZYRTARE/ Flamurtari bën goditjen e parë në merkato, rikthen në Vlorë ish-kapitenin e Partizanit dhe Tiranës

Flamurtari ka bërë goditjen e parë të merkatos së dimirit dhe padyshim bëhet fjalë për një rikthim të bujshëm te vlonjatët. Pikërisht bëhet fjalë për mesfushorin Idriz Batha, i cili ka qenë pjesë e kuqezinjve në sezonin 2018-2019.

batha

Me këtë afrim mesfusha e Flamurtarit përforcohet dukshëm, gjë e cila konfirmon faktin se Flamurtari nuk ka hequr dorë nga objektivi madhor, që ka të bëjë me rikthimin në Kategorinë Superiore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi vlonjat, ku ka qenë drejtori Ferko ai që e ka prezantuar Idriz Bathën me fanellën kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"