ZYRTARE/ FIA merr vendimin për Red Bullin, ja si do të ndëshkohet skuadra austriake. Titulli i vitit të kaluar i takon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2022 | 19:04

ZYRTARE/ FIA merr vendimin për Red Bullin, ja si do të ndëshkohet skuadra austriake. Titulli i vitit të kaluar i takon…

Përpara disa ditësh, Red Bulli u shpall fajtor për tejkalimin e buxhetit vitin e kaluar, me FIA-n që duket se tashmë e ka marrë masën ndëshkuese drejt skuderisë austriake.

vershtapen hamilton

7 milionë dollarë gjobë që duhet të paguajë Red Bull, për thyerjen e rregullave, gjë që pritet të ndikojë jo pak te skuadra austriake.

Për sa i përket titullit të vitit të kaluar, që u fitua në mënyrë dramatike nga ana e Vershtapen, do të vazhdojë t’i takojë pilotit holandez.

Ky ishte një veprim i dhënë nga FIA që përpara fillimit të gjyqit, duke i prerë shpresat Hamiltonit, i cili e humbi titullin e tetë kampion vetëm në xhiron e fundit të garës së fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"