ZYRTARE/ Dy largime nga Ballkani, ish-portieri i Shpresave dhe mbrojtësi i majtë ndërpresin bashkëpunimin me kampionët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2024 | 20:39

ZYRTARE/ Dy largime nga Ballkani, ish-portieri i Shpresave dhe mbrojtësi i majtë ndërpresin bashkëpunimin me kampionët

Kampionët e Ballkanit kanë njoftuar ditën e sotme ndërprerjen e bashkëpunimit me 2 futbollistë.

©Credits-FC-Ballkani-750x406

Bëhet fjalë për ish-portierin e Kombëtares Shpresa të Shqipërisë, Andrea Hoxha dhe mbrojtësin e majtë Albin Kapra, ky i fundit do të vazhdojë karrierë te Liria e Prizrenit. 

Të dy këta futbollistë kanë ndërprerë bashkëpunimin me mirëkuptim, për shkak të hapësirave të pakta.  

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FC Ballkani ?? (@fcballkaniofficial)

Portieri Hoxha u afrua në merkaton e verës nga kampionati gjerman, por nuk arriti të fitonte duelin me Enea Koliçin,  duke kërkuar largimin te drejtuesit të cilët e kanë pranuar dhe e lënë të lirë në merkato për të gjetur një aventurë të re. Me Kombëtaren Shpresa, 24-vjeçari Hoxha numëron 4 paraqitje.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"