ZYRTARE/ Dinamo siguron 3 talente të huaj, “Blutë” besojnë akoma më shumë te Superiorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2021 | 13:11

ZYRTARE/ Dinamo siguron 3 talente të huaj, “Blutë” besojnë akoma më shumë te Superiorja

Dinamo zyrtarizoi 3 afrimet e fundit të merkatos së janarit. Ashtu siç u paralajmërua nga “Panorama Sport”, 18-herë kampionët e Shqipërisë kanë siguruar sulmuesit Aris Mërsiç dhe Bernardo Markoviç bashkë me mbrojtësin Daniele Griekon.
pjimage
Të tre lojtarët janë sjellë në formë huazimi dhe cilësia e tyre do ta ndihmojë shumë ekipin e drejtuar nga italiani Françesko Moreiro.

Njoftimi i Dinamos
Bernardo Makovic është zyrtarisht pjesë e familjes Dinamovite!

FK Dinamo njofton afrimin më të fundit të merkatos. 19-vjeçari luan si sulmues i dytë dhe është një lojtar premtues për të ardhmen.

Makovic sëfundmi ishte pjesë e ASD Fabrizio Miccoli Academy në Itali.
1

Daniele Grieco është përforcimi i radhës i Bluve.

FK Dinamo ka arritur marrëveshjen me klubin e Chievo Verona për huazimin e mbrojtësit 20-vjeçar për të paktën deri në fundin e sezonit.

Grieco shihet si lojtar i perspektivës, duke qenë se është aktivizuar në disa akademi të njohura ku vlen të përmenden ajo e Cesena-s apo Chievo Verona. Së fundmi ishte pjese e FC Boca në Gjibraltar.
2

FK Dinamo njofton arritjen e marrëveshjes me sulmuesin 18-vjeçar zvicerian i cili do të jetë pjesë e 18 herë kampionëve të vendit në vazhdim.

Mrsic ka qenë së fundi pjesë e SC YF Juventus Youth në Zyrih ndërsa më herët ka qënë pjesë e akademisë së Grasshopper dhe kombëtares së moshave të Zvicrës.

Ai shihet si një talent i cili mund t’i shërbejë shumë skuadrës në të ardhmen.

4

EKSKLUZIVE/ Dinamo, “tripletë” huazimesh, ja cilët janë lojtarët e rinj të “Bluve”

PANORAMASPORT.AL

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"