EKSKLUZIVE/ Dinamo, “tripletë” huazimesh, ja cilët janë lojtarët e rinj të “Bluve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2021 | 8:13

EKSKLUZIVE/ Dinamo, “tripletë” huazimesh, ja cilët janë lojtarët e rinj të “Bluve”

Dinamo “godet” në merkato, bën tri huazime në një ditë. Bëhet fjalë për lojtarë të rinj në moshë, por të perspektivës. Gazeta “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht emrat e të huajve që kanë marrë blutë në formë huazimi.
pjimage
I pari quhet Daniele Grieko dhe vjen borxh nga Kievo Verona, i dyti Anis Mërsiç dhe është në pronësi të Grasshopers dhe i treti Bernando Makoviç është produkt i ASD, akademi në pronësi të Fabricio Mikolit. Klubi i ka afruar edhe për të përforcuar U-21, pasi pretendimet i kanë për të qenë në krye edhe në këtë kampionat. Por, nëse forma e tyre do të jetë e mirë, nuk përjashtohet mundësia që të përfshihen edhe në ekipin e parë që drejtohet prej Françesko Morieros. Grieko është italian i lindur në Çezena dhe qendërmbrojtës 1.81 metra i gjatë. Pasi është aktivizuar me veronezët te moshat, 20- vjeçari ka luajtur edhe me ekipe si Alfonsine, Samaurese dhe rishtas në Gjibraltari me FC Boka. Mërsiç është boshnjak, por me nënshtetësi zvicerane. Sulmuesi 18-vjeçar dhe 1.86 metra i gjatë vjen pasi aktivizuar Zyrih U-15 dhe Juventus Jërth. Makoviç është malazez, por me pasaportë italiane. Ai është sulmues i dytë, por fare mirë mund të përshtatet si mesfushor krahu. Edhe ai dallohet për qartësinë e tij, ndërsa njihet më së miri edhe prej vet zv.trajnerit, i cili me siguri ka vendosur “veton” për ta afruar.

Kujtojmë që më herët klubi ka zyrtarizuar edhe dy afrime të tjera, bëhet fjalë për Dejvi Bilalin dhe Esmerald Alukun. Me ta është përforcuar mesi i fushës dhe mund të thuhet që kryeqytetasit janë gati për të rinisur kampionatin. Misioni është i qartë, ndaj duke filluar nga Erzeni do të tentohet arratia në renditje.

5666666666666666

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"