Kreu është -1 pikë, Guardiola: Sekreti ynë, t’i marrim ndeshje pas ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 9:16

Kreu është -1 pikë, Guardiola: Sekreti ynë, t’i marrim ndeshje pas ndeshje

Mançester Siti iu afrua me vetëm 1 pikë kreut të Premier Ligës, ndërsa fitoi 4-0 në transfertën me Brajtonin, duke u konfirmuar si favoritë për të fituar titullin e katërt radhazi të Premier Ligës.

guardiola

GUARDIOLA – “Bëmë një tjetër hap të rëndësishëm. Ndeshjet kundër Realit dhe Çelsit ishin të vështira dhe ne patëm vetëm dy ditë kohë për të pushuar dhe qenë sërish gati. Ajo që kemi bërë këtë sezon dhe jo vetëm këtë sezon, por edhe vitet e tjera, nuk duhet ta përsërisim. Sfida është ndeshja e radhës. Kemi fituar shumë tituj Premier Lige, sepse kemi menduar vetëm për ndeshjen e radhës.

Duke menduar shumë larg është një gabim i madh. Ne imponuam lojën tonë ndaj një skuadre të vështirë si Brajtoni. E dimë sesa e vështirë është të luash në këtë stadium përballë skuadrës së De Zerbit. Ai ka pasur shumë probleme me dëmtimet këtë sezon. Ai është njeriu perfekt për futbollin, sepse skuadrat e tij luajnë futboll kaq tërheqës”, tha trajneri i Mançester Sitit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"