ZYRTARE/ Devolli me trajner të ri, në stolin e juglindorëve ulet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2021 | 20:00

ZYRTARE/ Devolli me trajner të ri, në stolin e juglindorëve ulet…

Skuadra e Devollit do ta nisë sezonin e ri me trajner të ri dhe në krye të ekipit është vendosur Erindi Maneshi.

maneshi

Devolli do të tentojë këtë sezon ngjitjen në Kategorinë e Parë nisur nga fakti se sezonin tjetër në të parën do të luajë dhe Maliqi për ta bërë dhe më të bukur derbin korçar.

Trajneri Maneshi vjen me disa eksperienca në futboll duke u prezantuar si trajner i ri nga vetë faqja e Devollit në ‘’Facebook’’.

Postimi i Devollit

ZYRTARE

ERINDI MANESHI TRAJNER I RI I DEVOLLIT
Klubi i Futbollit Devolli ka emëruar ditën e sotme në krye të pankinës profesor Erindi Maneshi-n.
Klubi i uron sa më shumë suksese në detyrën e re.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"