Postuar: Janar 31, 2023 | 21:29
ZYRTARE/ Destinacion surprizë për Hazard, futbollisti belg huazohet tek… PSV
Thorgan Hazard do të vazhdojë karrierën në futbollin holandez. Borusia Dortmundi e ka liruar sulmuesin e krahut t’i bashkohet PSV Eindhovenit në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual.
29-vjeçari luajti për Belgjikën në Kupën e Botës në Katar. Për kombëtaren e vendit të tij Thorgan ka luajtur 47 ndeshje, ndërsa sezonin aktual me fanellën e Dortmundit në të gjitha garat ka shënuar një gol në 21 paraqitje. Hazard te PSV-ja do ta veshë fanellën me numrin 11-të.
PANORAMASPORT.AL
