ZYRTARE/ “Cikli im me Tiranën mbyllet këtu”, futbollisti njofton largimin nga bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2020 | 23:50

ZYRTARE/ “Cikli im me Tiranën mbyllet këtu”, futbollisti njofton largimin nga bardheblutë

Edon Hasani e mbyll me Tiranën. Futbollisti nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar, ka njoftuar largimin nga bardheblutë, duke thënë se ciklit të tij me kryeqytetasit i erdhi fundi.117253753_1423252514730675_1705813491115302205_n

Hasani shkruan se kishte 2 vite të suksesshme në aspektin personal, të cilat u mbyllën me fitimin e titullit kampion. Futbollisti më tej shton se sfida të reja e presin dhe po largohet me përshtypjet më të mira.

Kujtojmë se sezonin e fundit Hasani nuk kishte shumë hapësira me Tiranën, duke i nisur shumë ndeshje nga stoli i rezervave.

POSTIMI I LOJTARIT

E DASHUR FAMILJA BARDH E BLU,

Ciklit tim me Tiranën i erdhi ne fund.
Mirënjohje dhe falënderim për te gjithë shokët e ekipit, te gjithë trajnerët, stafin e presidentin, me te cilët kam punuar këto 2 vite. Ne veçanti falënderoj te gjithë tifozët bardh e blu për gjithçka qe kane bere për mua dhe ekipin duke na mbështetur ne çdo moment.
Pas 2 viteve te suksesshme ne aspektin personal dhe kolektiv ku arrita te shënoj 21 gola te bardhe si pastërtia e qiellit blu dhe me fitimin e Titullit Kamp100n e mbyll me kokën lart me Tiranën.
Titulli Kamp100n ishte mbyllja me e bukur pas gjithë atyre sakrificave qe te gjithë bashke kaluam këto 2 vite.
Sfida te reja me presin dhe po largohem me përshtypjet me te mira.
Faleminderit Tirona

Me Respekt,
EDON HASANI 10

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"