Zyrtare, Bledar Devolli trajneri i ri i Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2016 | 15:43

Zyrtare, Bledar Devolli trajneri i ri i Kamzës

devolliBledar Devolli është rikthyer sërish në rolin e trajnerit. Pas aventurës te Luftëtari si trajner dhe te Partizani si zv.trajner, ish mesfshsori i mirënjohur është ulur në stolin e Kamzës duke marrë zyrtarisht drejtimin e këtij ekipi.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Devolli është prezantuar pasditen e sotme nga Presidenti Qarri në ambientet e klubit dhe do të fillojë menjëherë detyrën e tij të re.

Kamza ndodhet në vendin e 7 në grupin A me 16 pikë shumë larg kreut, por mesa duket ambiciet e drejtuesve kamzallinj janë rritur dhe do të punohet për të krijuar një ekip sa më konkurues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"