ZYRTARE/ Benfika gjen zëvendësuesin e Zhoao Feliks, transferon sulmuesin e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2019 | 14:26

ZYRTARE/ Benfika gjen zëvendësuesin e Zhoao Feliks, transferon sulmuesin e Realit

Pas shitjes të Zhoao Feliks te Aletiko e Madridit, portugezët e Benfikës kanë lëvizur në merkato, teksa kanë transferuar sulmuesin Raul de Tomas nga Reali i Madirdit.

2024

“Shqiponjat” kanë paguar në arkat e klubit madrilen plot 20 milionë euro për 24-vjeçarin, i cili ka dalë nga akademia e Realit të Madridit, por asnjëherë nuk arriti të luante në një ndeshje zyrtare me ekipin e parë.

1533650170_111936_1533650223_noticia_normal

Raul de Tomas ka qenë i huazuar prej 4 sezonesh te skuadra si Kordoba, Valadolid dhe Rajo Vajekano. Me këtë të fundit spanjolli arriti të shpërthente duke shënuar 38 gola në 65 ndeshje.

raul-de-tomas-real-madrid_1gwoly2q3ddnx18dnxsxxqkhor

Forma fantastike me Rajo Vajekanon bindi drejtuesit e Benfikës, që të paguanin 20 milionë euro për sulmuesin 24-vjeçar, i cili shihet si zëvëndësuesi ideal i Zhoao Feliks.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"