ZYRTARE/ Atletiko harron Godinin, madrilenët firmosin me mbrojtësin brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2019 | 15:16

ZYRTARE/ Atletiko harron Godinin, madrilenët firmosin me mbrojtësin brazilian

Pas largimit të Diego Godin, vendi i tij tek Atletiko mbeti bosh, dhe spanjollët po kërkonin për zëvendësuesin e tij.felipe porto

Mesa duket atë e kanë gjetur në kampionatin portugez, ose më saktë tek Porto. Bëhet fjalë për Felipe, mbrojtësi i cili u ble për shifrën e 20 milionë eurove. 30-vjeçari do të zejë vendin e të larguarit tek Interi, Diego Godin, dhe me eksperiencën e tij pritet t’i ndihmojë shumë spanjollët në arritjen e objektivave.felipe

Felipe luante prej 3 sezonesh në Portugali me Porton, ku ka arritur të zhvillojë 142 ndeshje, dhe ka shënuar 11 gola, që nuk janë pak për një mbrojtës. Pas largimit të disa prej lojtarëve më të mirë, tani tek Atletiko Madrid po punojnë për të zëvendësuar të larguarit, me lojtarë cilësorë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"