ZYRTARE/ Asist për Barcelonën, Bajerni luan pa tifozë ndaj katalanasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2021 | 12:30

ZYRTARE/ Asist për Barcelonën, Bajerni luan pa tifozë ndaj katalanasve

Tashmë është zyrtare, sfida mes Bajern Mynih dhe Barcelonës e vlefshme për raundin e fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve do të luhet pa tifozë.

alianz arena bajern mynih

Ky vendim ka ardhur nga autoritetet pas rritjes së rasteve me Covid në Gjermani, dhe frikës se ‘Alianz Arena’’ do të tejmbushej për këtë sfidë, duke parë dhe emrin e rivalit.

Ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga tifozët që prisnin të shikonin skuadrën e tyre përballë Barcelonës së Çavi Hernandez.

Për katalanasit kjo sfidë është jetike sa i përket kualifikimit për në fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampionëve, pasi një triumf ndaj bavarezëve do të çonte më tej katalanasit.

Një asist ky për gjigantët spanjoll që do të luajnë ndaj rivalëve në grup pa praninë e tifozëve në shtëpinë e tyre. Sfida do të luhet në datën 8 dhjetor në orën 21:00 të mbrëmjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"