Zvicra “qan” Gashin: Do të ishte një “xhol” i shkëlqyer për ne, gafë që zgjodhi Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2014 | 20:26

Zvicra “qan” Gashin: Do të ishte një “xhol” i shkëlqyer për ne, gafë që zgjodhi Shqipërinë

GashiNë Zvicër kanë shprehur keqardhje që Shkëlzen Gashi ka zgjedhur Kombëtaren e Shqipërisë dhe nuk luan për përfaqësuesen e Zvicrës. 25-vjeçari kuqezi është duke shkëlqyer për Grasshoperin në Superligën e Zvicrës në futboll. Ai në verë të vitit të kaluar debutoi për Shqipërinë, pasi më herët ka luajtur për U-19 dhe U-21 të Zvicrës. Është ish-lojtari i njohur zviceran me prejardhje turke, Kubilaj Turkjilmaz, i cili ka vlerësuar se Gashi do të ishte shumë i vlefshëm për Zvicrën në këtë moment. 47-vjeçari ka luajtur 62 ndeshje dhe ka realizuar 34 gola për Zvicrën, ndërsa është kolumnist i gazetës së njohur zvicerane “Blick”. “Shumë keq që ai ka vendosur për Shqipërinë, pas shumë ndeshjeve të luajtura me U-21 të Zvicrës. Ai do të ishte një “xhol” i shkëlqyer për ekipin tonë kombëtar në Brazil, me formën e tij momentale. Por në kohën kur zgjodhi Shqipërinë inferiore, askush nuk ka menduar, madje as ai vetë, se do të mund të ishte ndonjëherë çështje për ekipin tonë nacional. Për fat të keq, ky ishte gabim i madh nga ana jonë dhe i tiji gjithashtu. Po të zgjidhte sot, vendimi i tij do të mund të ishte ndryshe”, ka shkruar Turkjilmaz të martën në “Blick”. Ai ka thënë se e njeh Gashin shumë mirë, pasi e ka parë nga afër kur luante për Bellinzonan. E ka lavdëruar si njeri e si lojtar, por ka thënë se ka pasur shumë lëkundje në formë. “Kishte ndeshje kur ishte e vështirë ta shihje atë në fushë”, ka thënë “Kubi”. Ky kolumnist ka thënë se Gashi gjithnjë ka pasur cilësi, por ka shtuar se nuk i ka shkuar në mend që Gashi një ditë mund të jetë golashënuesi më i mirë në Superligë. Në të vërtetë, Gashi që luan në mesfushë vetëm te Grasshoperi ka treguar vlerat e vërteta. Ai ka luajtur për Zyrihun e më pas edhe për Shafhauzenin, Belinzonën, Ksamaksin, Aaraun e nga viti 2012 për Grasshoperin. Gashi shkëlqeu të dielën, kur realizoi plot katër gola në fitoren 5-0 të Grasshopperit kundër Jang Bojsit. Ai kryeson bindshëm në listën e goleadorëve më të mirë të Superligës zvicerane me 17 gola. Për të interesim së fundi ka shprehur Borusia Mënshengladbahu. Për Shqipërinë Gashi ka luajtur në miqësoret me Armeninë e Bjellorusinë dhe në ndeshjen kualifikuese kundër Zvicrës. Por ai nuk u ftua për ndeshjen miqësore kundër Maltës, të luajtur më 5 mars. Trajneri i Shqipërisë, Xhani de Biazi, ka thënë se Gashin e ka lënë jashtë, pasi i njeh cilësitë e tij dhe ka dashur të provojë në atë takim lojtarë të tjerë. Ai ka konfirmuar se mesfushori do të jetë në ndeshjet e radhës. “Gashi është lojtar që vlen shumë për kombëtaren dhe shpresoj se do të jetë vendimtar edhe në ndeshjet me kombëtaren”, tha De Biazi, tre ditë më parë për “Panorama Sport

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"