Zidan flet pas ndeshjes: Ndihem i lodhur kur dëgjoj që ne fitojmë falë ndihmës së arbitrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 17:51

Zidan flet pas ndeshjes: Ndihem i lodhur kur dëgjoj që ne fitojmë falë ndihmës së arbitrave

U desh një tjetër penallti e Ramosit që Real Madrid të merrte tre pikë të tjera mjaft të vlefshme në luftën për titull. Madrilenët mposhtën minimalisht 1-0 Atletik Bilbao me gol nga kapiteni Ramos.

zidan

 

 

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri Zidan. Francezi tregon se ndjehet i lodhur kur dëgjon se Reali i tij po fiton falë penalltive dhe ndihmës së gjyqtarëve. “Jam i lodhur kur dëgjoj se fitojmë prej arbitrave. Ajo nuk do ndryshojë ndonjeherë, ne gjithmonë do akuzohemi por lojtarët meritojnë respekt”, tha Zidan në konferencën pas ndeshjes.

Trajneri i Real Madridit nuk mendon se e kanë fituar La Ligën ende edhe pse e pranon se tre pikët ndaj Bilbaos ishin shumë të rëndësishme. “Ne nuk duhet të relaksohemi derisa ta sigurojmë titullin matematikisht. Kjo e sotshmja ishte një fitore mjaft e rëndësishme”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"