Zidan e dëshiron në skuadër, drejtuesit nisin kontaktet për sulmuesin e Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2019 | 19:58

Zidan e dëshiron në skuadër, drejtuesit nisin kontaktet për sulmuesin e Liverpulit

Pavarësisht se Real Madridi ka zhvilluar një merkato shumë të fuqishme deri tani, Perez nuk ka ndërmend të ndalet.mane-734x450

Sipas asaj që shkruan “Sunnday Express”, drejtuesit e Real Madridit janë hedhur në sulm për lojtarin e Liverpulit, Sadio Mane. Zidan është në kërkim të një sulmuesi të djathtë, dhe 27-vjeçari duket si profili ideal për  atë pozicion. Megjithëse tek Liverpuli luan në krahun e majtë, roli i tij natyral është pikërisht krahu i djathtë.Asensio Mbape

Marrëveshja mund të bëhet edhe më e thjeshtë për faktin se “The reds”, kërkojnë lojtarin e Realit, Marko Asensio. Gjithashtu mund të ndodhë edhe një shkëmbim midis të dy lojtarëve, gjë që do t’i kënaqte të dyja klubet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"