Zhvillime në kampin vlonjat/ Flamurtari me “fshesë në dorë”, kuqezinjtë zyrtarizojnë largimin e tre futbollistëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2023 | 19:29

Zhvillime në kampin vlonjat/ Flamurtari me “fshesë në dorë”, kuqezinjtë zyrtarizojnë largimin e tre futbollistëve

E marta e 19 dhjetorit ka qenë një ditë plot zhvillime në radhët e Flamurtarit. Duket se vlonjatët janë të prirur për të bërë ndryshime rrënjësore në merkaton e dimrit, gjë të cilën e tregojnë edhe lëvizjet e fundit. Fillimisht drejtuesit e klubit, ose më saktë drejtori Alfred Ferko, ka prezantuar afrimin e parë “big” në ekip, mesfushorin Idriz Bartha, i cili para disa ditësh i dha fund aventurës në futbollin e Arabisë Saudite.

flamurtari

Më pas klubi ka marrë “fshesë” në dorë për të zyrtarizuar largimin e tre futbollistëve, të cilët u afruan në verë nga stafi i vjetër teknik. Pikërisht bëhet fjalë për largimin e mbrojtësit Eni Imami, i cili “divorcin” e shpalli para se ta zyrtarizonte klubi, për të vijuar me mesfushorin Silvjo Zogaj dhe sulmuesin Aleksa Mrdja. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Flamurtari përmes një postimi në faqen zyrtare i cili ishte si më poshtë”

“Flamurtari Football Club njofton mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësin Eni Imami , mesfushorin Silvjo Zogaj dhe sulmuesin Aleksa Mrdja. Duke i falënderuar për atë çfarë dhanë për fanellën kuqezi, ju urojmë suksese në karrierën futbollistike”.

flam

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"