Zhorzhinjo i sinqertë: Polakët më ‘morën frymën’ në mesfushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2018 | 13:58

Zhorzhinjo i sinqertë: Polakët më ‘morën frymën’ në mesfushë

Ai ishte shpëtimtari i Italisë nga pika e bardhë e penalltisë, por e pranon që skuadra nuk bëri një ndeshje të mirë. “Nuk i gjetëm dot linjat e pasimit dhe kjo na e kushtëzoi ndeshjen. Nuk ishim në një ditë të mirë. Po flas për aspektin personal, pasi kisha dy lojtarë pranë që nuk më linin të bëja detyrën dhe të merrja topin për ta pasuar.

a56dd8d617792000ddd731b2b83ae022343fced9

Ishte e vështirë sepse më kishin markuar rreptësisht, duke mos më lënë të ‘merrja frymë’. Unë lëvizja që të afroheshin shokët e skuadrës dhe të menaxhonin hapësirat, por nuk e bëmë dot. Ishte e vështirë të dilnim në lojë. Kjo nuk ishte Italia më e mirë, por jemi në rrugën e duhur”, tha Zhorzhinjo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"