Zhgënjen Atalanta e Gjimshitit, zikaltërit hap fals në shtëpi përballë Xhenoas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 20:11

Zhgënjen Atalanta e Gjimshitit, zikaltërit hap fals në shtëpi përballë Xhenoas

Atalanta e Berat Gjimshitit nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola në shtëpi përballë Xhenoas, në sfidën e vlefshme për javën e 18-të të Serisë A italiane.

Atalanta

Ky ishte barazimi i 5-të në këtë sezon për zikaltërit, të cilët nuk kanë shfrytëzuar humbjen e Romës në derbi ndaj Lacios, për t’u ngjitur në vendin e katërt.

Për momentin Atalanta mban vendin e 6-të me 32 pikë, 1 më pak se Juventus dhe 2 më pak se Roma e Napoli. Për sa i përket mbrojtësit të Kombëtares, Berat Gjimshiti, ai u aktivizua me minutazh të plotë, duke bërë një paraqitje pozitive.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"