Zhgënjejnë Shpresat e Alban Bushit, i mposht skuadra e Superiores. Muçi humb penalltinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2021 | 23:21

Zhgënjejnë Shpresat e Alban Bushit, i mposht skuadra e Superiores. Muçi humb penalltinë

Në miqësoren e luajtur mesditën  e sotme, Shpresat e Shqipërisë humbën me rezultatin minimal 1-0, ndaj Bylisit të Kategorisë Superiore.

shpresat

Pas fitores 3-0 kundër Tiranës disa ditë më parë, ekipi kuqezinjve zhvilloi sot një test tjetër në miqësoren përballë Bylisit. Goli për ballshiotët u shënua nga sulmuesi Antoni Bej, i cili arriti të ekzekutonte saktësisht një 11-metërsh.

Vlen për tu theksuar dhe penalltia e humbur në pjesën e parë nga sulmuesi Ernest Muçi, e cila u prit nga portieri i Bylisit, Pano Qirko. Kujtojmë se Muçi dhe Qirko kanë qenë shokë skuadre sezonin e kaluar, teska kanë luajtur të dy për ekipin e Tiranës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"