“Zhbllokimi i merkatos, një ‘bonus’ “, mesfushori i Flamurtarit: Nuk jemi kundërshtar i lehtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2021 | 15:32

“Zhbllokimi i merkatos, një ‘bonus’ “, mesfushori i Flamurtarit: Nuk jemi kundërshtar i lehtë

Krenviol Kreshpa mendon se Flamurtari është rritur. Mesfushori sheh një ekip më të konsoliduar, ndaj paralajmëron edhe surprizën në 2021-shin. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport” 20-vjeçari shprehet se lojtarët po përshtaten dhe janë gati t’i bëjnë ballë çdo pengese. “Ekipi është ngritur shumë që nga fillimi i kampionatit me eksperiencën që kemi fituar edhe ne lojtarët e rinj. Mendoj se me kalimin e ditëve edhe ata janë përshtatur, pasi u bë një kohë e gjatë që po stërvitemi bashkë. Po ashtu edhe ekipi është më i konsoliduar”.
kreshpaaa
Vlonjati e quan të vështirë kampionatin, megjithatë nuk trembet. “Kategoria e Parë është pak e vështirë, por e njëjta gjë vlen për të gjitha ekipet. Pastaj, të kesh kundërshtar Flamurtarin nuk është e lehtë. Edhe pse jemi të rinj, mendoj se janë lojtarë cilësorë që i bëjnë mirë detyrat e tyre në fushë. Si titullar ndihem shumë mirë dhe shpresoj të vazhdoj kështu deri në fund e të jap më të mirën time për ekipin dhe për të arritur objektivat”, thotë vlonjati. Teksa flet për çështjen e merkatos, ai shpreson që të hapet. “Unë e konsideroj si bonus në qoftë se do na hapej merkatoja. Kjo, pasi do të na shtohej edhe ndonjë lojtar cilësor, pavarësisht grupit të lojtarëve që kemi. Jemi të gjithë gati për ndeshjen me Cërrikun dhe po mendojmë vetëm për fitoren, asgjë tjetër. Besoj do të dalim me sukses nga kjo sfidë”, përfundon Kreshpa.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"