Zgjodhën Italinë para Shqipërisë, por tani Italia i bën “të pendohen”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2017 | 23:30

Zgjodhën Italinë para Shqipërisë, por tani Italia i bën “të pendohen”

Ju kujtohen Alesandro Ahmetaj dhe Rilind Nivokazi? Janë dy të rinjtë e talentuar shqiptarë të cilët po shkëlqenin në kampionatet e moshave të Italisë dhe kjo e fundit nuk ngurroi t’u bënte menjëherë një ftesë duke i bërë pjese të përfaqësueses U-17.

Alesandro Ahmetaj

Alesandro Ahmetaj

Të dy lojtarët jo vetëm që pranuan dhe veshën fanellën e kaltër, por edhe luajtën kundër Shqipërisë në raundin e parë të eliminatoreve të kësaj grupmoshe që vuri përballë përfaqësueset e dy vendeve.

Por tani që ka ardhur koha që Italia të luajë në raundin e dytë të turneut, atë Elite, trajneri Emiliano Bixhika nuk i ka besuar asnjërit prej tyre. Edhe pse Nivokazi është një nga sulmuesit më të spikatur në kampionatet e moshave në Itali dhe shënon me rregullsi të admirueshme për moshën që ka (datëlindja 2000), ai nuk u bë pjesë as e listës së madhe.

Rilind Nivokazi

Rilind Nivokazi

Aty gjendej emri i Ahmetajt, i cili iu bashkua në disa ditë stërvitje Italisë në përgatitjet për ndeshjet kundër Holandës, Belgjikës e Bjellorusisë, por për të cilin në fund u vendos që të kthehej në shtëpi. Sigurisht, kjo nuk ishte mënyra se si kishin parashikuar të ardhmen e tyre italiane të dy djelmoshat shqiptarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"