Zgjidhet ngërçi te Laçi, ja vendimi për trajnerin Duro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2022 | 17:21

Zgjidhet ngërçi te Laçi, ja vendimi për trajnerin Duro

Prej ditësh përflitej se trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, mund të largohej nga kurbinasit për t’u bashkuar me Shkëndijën e Tetovës.

Duro Laci

Presidenti Laska dhe tekniku janë ulur për të biseduar mbi të ardhmen dhe të dyja palët kanë rënë dakord për gjithçka dhe do të vazhdojë të jetë në krye të Laçit siç kishte rinovuar dhe kontratën më parë.

Sot kurbinasit kanë nisur stërvitjen normalisht, me Duron në krye dhe do të vazhdojë të drejtojë skuadrën dhe për sezonin e ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"