Zero pikë në javët e para, sulmi i skuadrës së Kategorisë së Dytë në “akuzë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2021 | 20:00

Zero pikë në javët e para, sulmi i skuadrës së Kategorisë së Dytë në “akuzë”

Pas humbjes së tretë radhazi, në kampin kolonjar mungon besimi. Sulmi mbetet reparti më i dobët dhe 0 gola të shënuar në 270 minuta janë dëshmia më e mirë.

Gramozi

Ashtu si me Naftëtarin e Albpetrolin, ngjau edhe në Gjirokastër. Skuadra pati raste, por nuk diti që të merrte të paktën një pikë. Trajneri Ilir Qirjako është ai që i ka ndier më shumë se të gjithë këto rezultate të dobëta.

Kolonjarët do t’i kushtojnë jo pak kohë analizës së kësaj humbjeje dhe do të shqyrtojnë me kujdes të gjitha gabimet që e shkaktuan atë. Në ekip janë afruar ndërkohë edhe lojtarë brazilianë, të cilët nuk kanë mundur të bëjnë diferencën në fushë. Paraqitja e kolonjarëve ka zhgënjyer edhe sponsorin e ekipit.

KOÇO LILO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"