Ze Maria lë Tiranën, niset drejt Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2018 | 13:27

Ze Maria lë Tiranën, niset drejt Italisë

Tirana ka startuar dje përgatitjet për Apoloninë. Nëse në kontingjent kishte rikthime, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për stafin. Mungesa e madhe ishte ajo e Ze Marias.

ze maria

Trajneri ia kishte deleguar ekipin ndihmësve të tij, Rafael Kostës dhe Marko Aurelios. Veç seancës së djeshme, ata do të stërvitin bardheblutë edhe sot, ndërsa vetëm të enjten braziliani do të rimarrë “frenat” e skuadrës. Kur dihet që klubi nuk ka rinovuar ende me të, sigurisht që dyshimet e para shkojnë për ndonjë “divorc”, por jo, çështja është krejt ndryshe.

Trajneri ka marrë dy ditë leje për punët e veta personale, ndaj prej ditës së nesërme do të jetë në Shqipëri për të vazhduar punën. Ky muaj do të jetë pa dyshim përcaktues për të ardhmen e Ze Marias, ndërsa pritet që të ulet me presidencën për të diskutuar një zgjatje të kontratës. Duke qenë se vetë tekniku dëshiron të qëndrojë, shanset për firmë janë rritur disi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"