Ze Maria: Golat erdhën prej kundërshtarit, të sillemi gjithnjë si të mëdhenjtë e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2017 | 10:14

Ze Maria: Golat erdhën prej kundërshtarit, të sillemi gjithnjë si të mëdhenjtë e kampionatit

Ze Maria u kënaqet pikëve dhe lojës. Trajneri i Tiranës, në deklaratën e dhënë për mediat pas ndeshjes, ka thënë se golat erdhën prej kundërshtarit, pasi, ndryshe nga Iliria, është një ekip që nuk mbyllet në mbrojtje.

ze maria

“Jam i kënaqur nga loja dhe rezultati. Sot (dje), ndryshe nga java e parë, arritëm që të dërgonim tri herë topin në rrjetë. Dhe kjo ndodhi pasi Pogradeci është një kundërshtar që të lë të luash futboll dhe nuk mbyllet i gjithi mbrapa. Ne realizuam atë që kërkonim, morëm trepikëshin”, kështu u shpreh fillimisht braziliani i bardhebluve.

Pasi ka luajtur 180 minuta lojë në inferiore, Ze Maria e ka kuptuar që të lehtë nuk do e ketë.

“Mendoj që Kategoria e Parë është e vështirë, për faktin se kur luajnë ekipet ndaj Tiranës, qëndrojnë në mbrojtje. Kam krijuar tashmë një ide të qartë për këtë ligë, pasi, veç dy javëve, jemi ndeshur edhe me Besën në Kupë. Mendoj që nuk është fort e lehtë, por ne i kemi objektivat e qarta. Ne synojmë ngjitjen në Superiore, ndaj përballë çdo kundërshtari duhet të sillemi si të mëdhenjtë e këtij kampionati.

Tashmë nuk na mbetet tjetër veçse të mendojmë për ndeshjen e radhës. Presim Besën për të mbyllur llogaritë e kualifikimit për Kupë dhe më pas Naftëtarin. Megjithatë, t’i marrim ndeshjet me radhë. Nëse marrim maksimumin në këto dy takime, pushimi do të na japë kohë për t’u përmirësuar dhe konsoliduar grupin”, përfundoi trajneri.

PËLLUMB STAROVA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"