Ze Maria: Gjyqtari gaboi me kartonin e kuq, kishim frikë të tërhiqeshim në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2018 | 19:24

Ze Maria: Gjyqtari gaboi me kartonin e kuq, kishim frikë të tërhiqeshim në mbrojtje

Sa i trishtuar je për rezultatin?

“Ka shumë trishtim për rezultatin final. Mbi 70 minuta luajtëm më një lojtar më pak. Ky është një rezultat që nuk ndryshon mënyrën e lojës në ndeshjen e ardhshme. Filozofia ime është për të shkuar në çdo ndeshje për fitore.”

Ze Maria

Objektivat e Tiranës?

“Kemi 2 objektiva këtë sezon. I pari është fitimi i kampionatit. Ai është objektivi kryesor. Objektiv është edhe Kupa. Pavarësisht se përballë kemi një skuadër tepër të fortë si Kukësi, do të tentojmë të japim maksimumin”.

Kartoni i kuq…

“Kam folur edhe me gjyqtarin pas takimit. Jo vetëm që nuk ishte karton i kuq, por as faull nuk ishte. Na vjen keq që nuk është VAR-i në Shqipëri. Tani ka përfunduar gjithçka dhe asgjë nuk kthehet mbrapa”.

A mund të kishte pasur një strategji tjetër Tirana 30 minutat e fundit?

“Skuadra jonë nuk është skuadër që mbron. Kishim shumë frikë të mbronim 30 apo 40 minuta. Pësuam një gol me 2 sulmues, imagjinoni të ishim me 1 dhe të mbronim, do t’i lejonim shumë më shumë të sulmonte Kukësi.  Nuk mendova për të ndryshuar strategjinë e lojës. Kjo skuadër e ka të pamundur të luajë dhe vetëm të mbrojë. Te goli ishte një episod, një goditje dënimi që mund të evitohej.  Kjo gjë mund t’i ndodhë çdo skuadre, nuk është se na ndodhi nga inferioriteti numerik.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"