Zbulohet shuma e paguar për Hoxhajn, Korabi synon edhe Malajn nga Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2017 | 11:39

Zbulohet shuma e paguar për Hoxhajn, Korabi synon edhe Malajn nga Skënderbeu

Trajneri Gerd Haxhiu bindi Hoxhajn të zgjidhte Korabin, në një kohë që drejtuesit e klubit blenë kartonin. Gazeta zbulon se dibranët kanë arritur marrëveshje me Skënderbeun për të derdhur në arkën e klubit korçar një shumë prej 25 mijë eurosh.

hoxhaj mziu

Ndërkohë, mësohet se Korabi po insiston për të marrë në formë huazimi nga Skënderbeu mesfushorin kosovar, Argjend Malaj. Gjithçka duket se është në dorë të trajnerit Ilir Daja, por gjasat janë që ky transferim të realizohet. Në listën e dëshirave të trajnerit Haxhiu është edhe braziliani Serxhio Zhunior.

Në ditët e fundit u përfol se do të afrohej edhe portieri Ibrahim Bejte, por burime të gazetës tregojnë se klubi ka bërë prapakthehu, duke i besuar si alternativë Tedi Laços.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"