Zbulohet shifrat/ Ja sa para kërkon Runi për një foto, autograf dhe darkë “ekskluzive”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 11:37

Zbulohet shifrat/ Ja sa para kërkon Runi për një foto, autograf dhe darkë “ekskluzive”

Shumë personazhe me famë botërore paguhen vetëm për prezencën e tyre. Shpesh i kemi parë nëpër televizione, organizime apo dhe festa private ku qëndrojnë vetëm si figurë, por koha që ato shpenzojnë vlen shumë në para, madje në shifra marramendëse.

Runi

Media britanike “The Sun” ka listuar një sërë VIP-ash të cilët tarifojnë fansat e tyre për të marrë pjesë në evenimente private, të takojnë idhujt e tyre apo dhe të bëjnë foto me ta. Në këtë listë janë të përfshirë dhe yje të futbollit si Uejn Runi apo dhe Geri Nejvill.

Rooney, sipas “The Sun” i tarifon fansat me 450 paund për një natë “speciale” me të. Paketa e tij përfshin qëndrimin në një sallë hoteli me Runin, një fanellë të Mançester Junajtid të firmosur nga vetë ai, një darkë, pije falas dhe një foto me yllin anglez.

Ndërsa Nejvill kërkon 150 paund për të gjithë fansat që duan të shkrepin një foto dhe një autograf me të, përpara se ai të japë një intervistë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"