EKSKLUZIVE/ Debati me trajnerin Martini dhe kritikat e ashpra të presidentit, ylli i Teutës merr masë ndëshkimore nga klubi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 23:52


EKSKLUZIVE/ Debati me trajnerin Martini dhe kritikat e ashpra të presidentit, ylli i Teutës merr masë ndëshkimore nga klubi

Disiplina është një nga çështjet që nuk tolerohen në klubet profesioniste. Madje, edhe kur bëhet fjalë për futbollistë të rëndësishëm dhe me peshë.

lorenco vila

Së fundmi, një debat mes Lorenco Vilës dhe trajnerit Martini është bërë shkas që për lojtarin të ketë një lloj mase disiplinore.

“Panorama Sport” ka mësuar se futbollisti është kritikuar ashpër nga presidenti Edmond Hasanbelliu për debatin mes tij dhetrajnerit të ekipit, ndaj dhe kreu i klubit durrsak ka vendosur masë ndëshkimore ndaj Vilës.

Për këtë, gazeta kontaktoi vetëfutbollistin, por ai e mohoi këtë ngjarje duke e konsideruar të pavërtetë dhe u shpreh se pritet të mungojë ndaj kuqebluve, por për shkak të një dëmtimi në gju: “Nuk është e vërtetë. Jam i dëmtuar”.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/