Zbardhen shifrat, Dajan Shehi tek Hajduku i Splitit për 140 mije euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 23:09

Zbardhen shifrat, Dajan Shehi tek Hajduku i Splitit për 140 mije euro

Dajan Shehi, shkaktoi vetëm këtë fundjavë, në ndeshjen e Teutës me Luftëtarin, një nga autogolët më të çuditshëm, duke i shkaktuar një humbje skuadrës durrsake, e duke i shtuar kështu akoma më shumë krizën.

Shehi

Por, nuk kanë kaluar shumë ditë nga ai episod, dhe mbrojtësi Shehi është transferuar tek Hajduku i Splitit në Kroaci, për 3 muaj. Teuta ka përfituar 20 mijë euro, ndërkohë që ai është huazuar, dhe kroatët kanë të drejtë blerje në fund të sezonit.

Nëse ai do të bindë për tre muaj drejtuesit kroatë, atëherë klubi i Hajdukut do i duhet të paguajë edhe 120 mijë euro të tjera, për të blerë përfundimisht kartonin e mbrojtësit. Pra, një operacion që shkon në total 140 mijë, në arkat e klubit të Teutës, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve. Për momentin, lojtari paguhet 2500 euro në muaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"